Strategjia e PSG-së për ta bindur Theo Hernandezin të transferohet në Paris

22:50 | 15 Korrik 2021

Theo Hernandez është një lojtar kryesor për Milanin dhe pas dy sezonesh në klub, ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të majtë në Serie A.

Prandaj, nuk është befasi që skuadrat e mëdha po e monitorojnë atë.

Paris Saint-Germain, me Leonardo në krye të strategjisë së tyre të transferimit, kanë qenë të lidhur me Hernandez për mjaft kohë. Sidoqoftë, Milani gjithashtu e ka bërë të qartë disa herë se mbrojtësi nuk është në shitje, përcjell ORAinfo.

Sipas Le Parisien, ekipi francez tashmë ka bërë ‘disa oferta’ për Hernandez në një përpjekje për ta bindur atë të kaloj në Paris.

Ndër të tjera, duke u bashkuar me PSG, mbrojtësi i majtë do të kishte një shans më të madh për t’u thirrur në ekipin kombëtar francez, sipas raportit.

Ky ka qenë gjithmonë një nga qëllimet kryesore të Hernandez, i cili mund të funksionojë në favor të PSG. /ORAinfo/

Komento: