Suarez dëshiron që ylli i Chelseas të jetë pasues i tij të Barcelona

09:56 | 01 Dhjetor 2019

Luis Suarez e ka zgjedhur pasuesin e tij.

Ylli uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez e ka pranuar se është një tifoz i sulmuesit të Chelseat, Tammy Abraham.

Sulmuesi i Chelseat, Abraham ka qenë në një formë mahnitëse për ekipin e Frank Lampard në Ligën Premier duke shënuar 10 gola këtë sezon në kampionat.

Forma e tij e mirë ka bërë që anglezi të shihet me admirim nga ylli i Barcelonës, Suarez, i cili ka thënë se e pëlqen shumë lojtarin.

“Natyrisht ka shumë të rinj shumë të mirë që luajnë futboll”, ka thënë fillimisht Suarez për Onefootball.

“Unë personalisht kam disa sulmues që i shikoj sepse më pëlqen të shikoj futbollin e tyre, qoftë të rinj apo të moshuar”.

“Njëri nga ta është Abraham, numri 9 i Chelseat”.

“Mendoj se është një sulmues shumë i mirë, përfundues shumë i mirë, dhe që lëviz shumë mirë pavarësisht sa është i ri”, përfundoi uruguaiani.

Komento: