Sulmuesi i Milanit zyrtarizohet të ekipi gjerman

18:34 | 30 Janar 2020

Ylli polak, Krzysztof Piatek, është larguar nga skuadra e Milan, për të vazhduar karrierën e tij në Bundesliga.

Faqja zyrtare e Hertha Berlin sot ka njoftuar për zyrtarizimin e transferimit të lojtarit.

Në njoftimin e skuadrës shkruhet se lojtari ka nënshkruar një kontratë afat-gjate me skuadrën e kryeqytetit të Gjermanisë.

Piatek do ta mbajë numrin 7 në fanellën e tij.

Komento: