Sulmuesi i ri i Man Utd mund të përfundonte në Inter, çka ndodhi?!

11:38 | 06 Shkurt 2020

Në fund të dritares së transferimit të janarit, Odion Ighalo surprizoi të gjithë pasi nënshkroi me Manchester United.

Solskjaer kishte nevojë për një sulmues dhe ideja për transferimin e Ighalo zgjati vetëm disa orë, pasi lojtari dëshironte të bashkohej me ‘Djajtë e Kuq’, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Ighalo mund të kishte kaluar shumë lehtë edhe të Inter. Sulmuesi u përcjell gjithashtu nga Antonio Conte, pasi kishte luajtur tashmë në Serie A më parë me Udinez.

Për më tepër, siç raportojnë mediat në Itali marrëdhëniet e Interit me agjentin e lojtarit janë shumë të mira.

Sidoqoftë, një pagë e lartë bllokoi operacionin për transferimin e tij.

Por emri i Ighalo ishte çuditërisht ndër ata që konsiderohej nga Interi si një mundësi e fundit, përpara se të vendoste me vetë Conte të qëndronte me skuadrën e tanishme pa sjellë një sulmues.

Manchester United u sigurua që skuadra e Old Trafford ta mposhtë Tottenham në garë, duke siguruar kështu rikthimin e Ighalo në Premier League. /ORAinfo/

Komento: