Superliga nis sot me dy ndeshje

09:26 | 12 Mars 2022

Java e 25-të në Superligë nis sot me këto dy ndeshje

Sot do të hapet java e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll. Këtë të shtunë në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.

Ballkani që është lider në tabelë me 48 pikë, sot pritet të ketë punë të lehtë pasi takohet me Feronikelin në Suharekë.

Skuadra nga Drenasi është në pozitën e dhjetë dhe të fundit, me vetëm 11 pikë, shkruan Express.

Në ndeshjen tjetër do të takohen dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, Prishtina dhe Ulpiana. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Gjilan.

Skuadra kampione në fuqi momentalisht renditet e gjashta me 29 pikë, gjashtë më shumë se skuadra nga Lipjani, që është e nënta në tabelë.

Të dy ndeshjet do të nisin në ora 13:00.

Komento: