Superliga sot me dy super derbi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Superliga sot me dy super derbi

08:33 | 09 Nëntor 2019

Sot hapet xhiroja e 15 në Superligën e Kosovës.

Tifozët e futbollit në Kosovë të shtunën do të kenë një ditë argëtuese sportive.

Me fillim nga ora 13:00, luhen dy derbi në Superligën e Kosovës.

Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, kampionët e Kosovës, skuadra e Feronikelit pret Dritën, ndërsa KF Llapi në ‘Zahir Pajaziti’ takohet me Prishtinën.

Feronikeli me një fitore të mundshme përballë Dritës, do të mbetej në garë për titull, edhe pse qëndron tetë pikë larg Ballkanit dhe Gjilanit, që ndajnë vendin e parë me nga 30 pikë.

Në anën tjetër, Llapi dhe Prishtina këtë xhiro do të ‘luftojnë’ për vendin e katërt, pasi të dy skuadrat janë të pozicionuara aty me nga 24 pikë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!