Suprizohet Kiara nga babai i saj, takohet edhe Luizi me të

00:03 | 22 Shkurt 2023

Kiara surprizohet nga babai i saj, takohet edhe Luizi me të.

Kiara sonte kishte natën e saj, teksa së pari i shpëtoi nominimit pasi Bledi u largua vullnetarisht.
Gjatë “prime-t” ajo ka treguar rrëfimin e saj të jetës, shkruan lajmi.

Në fund të rrëfimit ajo shprehu dëshirën për të parë një shenjë nga prindërit e saj lidhur me rrugëtimin e saj brenda “BBVA”, nëse ky rrugëtim i saj është i bukur dhe nuk po bën diçka gabim.

Pas rrëfimit ajo mori edhe befasinë e saj.

Ajo u befasua nga babai i saj. Ai i tha fjalët më të mira asaj, teksa e motivoi se po bën gjëra të bukura aty.

Madje ai u shpreh se tashmë po ndjek dy persona referuar edhe Luizin, ku e quajti edhe çapaçul.

E ndër të tjera edhe e ka takuar atë.

Komento: