Suso transferohet në Sevilla, shfaqet i buzëqeshur

17:10 | 29 Janar 2020

Suso është gati të bëhet një lojtar i ri i Sevilla.

Spanjolli, zbarkoi rreth orës 15.30 në Andaluzi. Monchi, drejtori sportiv i Sevilla, e mirëpriti në aeroport, përcjell ORAinfo.

Për dallim nga largimi nga Milano, ku u shfaq i errët në fytyrë, sulmuesi dukej shumë i lumtur dhe buzëqeshjet e shpërndara në fotografitë e para si një lojtar i ri i Sevilla.

Pas aventurës 2013-2014 me Almeria, pra, Suso është gati të shkojë në shtëpi. /ORAinfo/

Komento: