Tare ‘dridh Serie A’, flet për sukseset dhe rrugën drejt titullit

17:22 | 04 Shkurt 2020

Vendi i tretë në Serie A, Igli Tare flet për sukseset dhe rrugën drejt titullit.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka thënë se klubi kryeqytetas e meriton pozitën e tyre në Serie A, por nuk dëshiron të flet për titullin e kampionit.

Lazio momentalisht zë vendin e tretë në ligë, me një ndeshje më pak dhe janë në një ecuri prej 16 ndeshjeve pa humbje në Serie A.

“Të fituarit dhe atë bindshëm është e rëndësishme, por është e pamatur që të flas për gjëra më të mëdha sesa kualifikimi në Ligën e Kampionëve”.

“Është shumë herët për të folur për titullin. Rezultatet janë duke na çuar në atë drejtim, por ne e dimë nga përvoja se kjo mund të ndryshohu shumë shpejt”.

”Ne e meritojmë të jemi në pozicionin që jemi dhe kemi ndjerë entuziazmin gjatë javëve të fundit”.

“Kjo energji pozitive vlen shumë dhe ne duhet të bëjmë mirë për ta mbajtur ende”, ka thënë Tare.

Komento: