Tayson Fury i kundërpërgjigjet Wilderit: Do t’i jap më shumë shkollë se në meçin e parë

23:55 | 24 Nëntor 2019

Meçi mes tyre kishte ndodhur në dhjetorin e vitit të kaluar.

Tyson Fury ka reaguar menjëherë ndaj Deontay Wilderit, pas fitores së këtij të fundit ndaj “King Kongut” Luis Ortiz.

Amerikani e mposhti kolumbianin në Las Vegas në meçin që u zhvillua në orën 4:00 të mëngjesit sipas kohës tonë lokale duke e nokautuar atë në raundin e shtatë pasi që ishte duke humbur me rezultat.

Wilder arriti ta mbronte titullin ËBC në peshat e rënda, duke e nokautuar Ortizin, ndërsa në shkurt do të ketë punë me Furyn.

Fury dhe Wilder kanë pasur një takim në të kaluarën të cilën fansat e mbajnë mend shumë mirë. Përplasja mes tyre ishte ndarë baraz por kishte shumë rrëzime gjatë tërë meçit dhe ishte cilësuar si një ndër përballjet më të mira të viteve të fundit. Dy boksierët kishin dalur menjëherë me deklarata se fitorja i takon atyre, respektivisht.

Ata kishin kërkuar një ndeshje tjetër menjëherë dhe në shkrut do iu plotësohet dëshira.

“Wilder do të ketë vetëm një shancë ndaj meje. Do t’i jap më shumë shkollë se në meçin e parë”, ka shkruar britaniku në llogarinë e tij në Twitter.

Meçi mes tyre kishte ndodhur në dhjetorin e vitit të kaluar.

Komento: