Të burgosurit e Kosovës ndërtojnë shtretër nga druri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
4 °C

Të burgosurit e Kosovës ndërtojnë shtretër nga druri

10:15 | 14 Gusht 2019

Të burgosurit në Kosovë dinë edhe të bëjnë gjera të mira.

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, të mbështetur nga organizata joqeveritare “ Help Kosovo”, të burgosurit e Burgut të Sigurisë së Lartë, kanë filluar prodhimin e shtretërve nga druri.

Përmes këtij projekti synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur.

“Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Kjo përmirëson mundësitë e të burgosurit për të jetuar edhe pas lirimit. Përveç kësaj, puna normalizon jetën e përditshme në burg”, bëhet e ditur në një njoftim të BSL’së.

Secili punim i kryer nga të burgosurit në punëtoritë e SHKK-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit. Disa prej tyre jepen edhe donacion.

Komento: