Te Juve apo në Real? Ja ku po transferohet Pogba

12:36 | 06 Dhjetor 2019

Paul Pogba, është njëri nga futbollistët më të komentuar aktualisht.

Paul Pogba është ende në kërkim të një aventure të re, e për këtë arsyje po kërkon të largohet nga Manchester United, pretendon L’Equipe, me mesfushorin francez duke favorizuar një transferim te Real Madrid, përcjell ORAinfo.

Një rikthim te Juventusi është kundërshtuar, por ai do të preferonte të merrte një sfidë të re në Spanjë sesa të kalonte terrenin e vjetër në Itali./ORAinfo/

Komento: