Të mahnitur nga Kosova, Federata Angleze e Futbollit ka këto fjalë

20:10 | 18 Nëntor 2019

Mikëpritja na bëri të jemi shumë të përfolur në Angli.

Federata e Futbollit e Anglisë i është përgjigjur mikpritjes madhështore që iu bë mbrëmë në stadiumin Fadil Vokrri.

Përmes faqes së saj në Tëitter, Federata Angleze ka lënë një postim madhështor.

“Çfarë mikpritje! Faleminderit Kosova”, ka shkruar FA.

Postimit ia kanë bashkangjitur edhe katër foto, ku shihet mikpritja e madhe e tifozëve, të cilët mbajnë edhe flamujt anglezë në duar gjatë intonimit të himnit të Anglisë.

Kosova u mund mbrëmë 4:0 nga ‘Tre Luanët’, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020.

Komento: