Temperaturat e larta, Labi relaksohet në shtëpinë e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Temperaturat e larta, Labi relaksohet në shtëpinë e tij

18:37 | 13 Gusht 2019

Temperatura të larta kanë mbizotëruar në vendin tonë.

Labinot Tahiri ka kaluar këtë ditë të nxehtë duke u freskuar në pishinë me ‘miq e shokë’.

Këngëtari dhe deputeti Labinot Tahiri ka vendosur që në ditën më të nxehtë të vitit të lë anash obligimet, për të shfrytëzuar pishinën në shtëpinë e tij për t’u freskuar.

Labi ka treguar përmes postimeve në rrjetin social Instagram se ai po kalon këtë ditë me ‘miq dhe shokë’, shkruan Gazeta Express.

Ai madje në një foto shihet teksa provon të arrijë rrushin që i ofron një nga shoktë e tij, derisa Labi ishte ende në pishinë.

Ndërkohë, sot është shënuar dita më e nxehtë e këtij viti, temperaturat duke shkuar deri në 38 gradë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!