Ten Hag në Bayern? Mësohet e vërteta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ten Hag në Bayern? Mësohet e vërteta

23:53 | 04 Nëntor 2019

Erik ten Hag u ka dhënë fund spekulimeve për një kalim të Bayern Munich.

Ai ka konfirmuar se ai do të qëndrojë te Ajax për pjesën e mbetur të sezonit.

Holandezi Ten Hag më parë ishte në krye të skuadrës së dytë të Bayernit dhe, pas largimit të Niko Kovac të dielën, është lidhur me një rikthim në klubin e Bundesligës.

Kovac u largua nga Bayerni pasi kishte fituar ligën sezonin e kaluar si dhe DFB-Pokal, megjithëse një fillim i luhatshëm në këtë sezon vulosi fatin e tij, përcjell lajmi.

“Bayern është një klub fantastik – u ndjeva vërtet rehat dhe me të vërtetë më pëlqeu të punoj atje. Ata janë akoma në zemrën time, por tani jam me Ajax”, tha ai.

“Unë nuk jam ëndërrimtar – përqëndrohem te Ajax dhe kjo është e rëndësishme. Unë jetoj për sot, fokusi im i vetëm është te Ajax dhe loja e nesërme me Chelsea”, konfirmoi Ten Hag.

Komento: