Tensione te Juventus, Ronaldo lihet jashtë skuadrës

19:22 | 22 Nëntor 2019

Ronaldo nuk i ka punët mirë me Juventusin.

Atë që e kanë pasur frikë tifozët e Juventusit tani është bërë realitet, Cristiano Ronaldo nuk do të luaj në ndeshjen e së shtunës kundër Atlantas.

Që kur u kthye nga ndeshjet me Kombëtaren e Portugalisë, ylli i Juventusit ka stërvitur individualisht.

Mirëpo ndeshjen e së shtunës Juventusi do të luaj pa Ronaldon, kështu ka vendosur Maurizio Sarri duke e ftuar Pjanicin në vend të portugezit.

Këta janë janë futbollistët e ftuar:

Portierët: Szczesny, Pinsoglio, Buffon.

Mbrojtësit: De Sciglio, De Ligt, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral.

Mesfushorët: Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Emre Can, Bentancur.

Sulmuesit: Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi.

Komento: