Tentoi të votonte dy herë, intervistohet nga policia djali i kandidatit për kryetar të Junikut

15:10 | 14 Nëntor 2021

Djali i kandidatit për kryetar të Junikut intervistohet nga policia, dyshohet se tentoi të votonte dy herë.

Djali i kandidatit të LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, është duke u intervistuar nga policia nën dyshimet se ka tentuar të votojë më shumë se një herë, mëson Express.

Lajmin se në në qendrën e votimit 3101C në Junik, një person është shoqëruar për në stacionin policor e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“I njëjti momentalisht është duke u intervistuar nga policia. Më pas, prokurori do ta vlerësojë se a ka elemente të veprës penale”, tha Nikçi.

Komento: