Tërmbet në Liverpool, Salah transferohet në Juventus

17:48 | 30 Tetor 2019

Me ardhjen e Cristiano Ronaldos, klubi italian ka fituar një lojtar të madh, por është i vetëdijshëm për vitet e portugezit, dhe i duhet të kërkojë pasuesin e tij.

Mediet italiane kanë raportuar se ‘Bianconerët’ kanë caktuar një buxhet prej 300 milionë euro për një yll të madh, me Mohamed Salah emrin e fundit në këtë listë.

Drejtues të Juventusit kanë ndjekur nga afër paraqitjen e Salah në fitoren 2:1 të Liverpoolit kundër Tottenham.

Egjiptiani ka një përvojë të madhe në Serie A, kështu që Juventus se do të përshtatet në mënyrë të përkryer në klubin e tyre.

Salah ka një marrëveshje me Liverpool deri në vitin 2023, dhe besohet se të kuqtë nuk do të heqin dorë nga ai për një shumë më të vogël se 200 milionë euro.

http://video.gjirafa.com/lajmet-me-te-reja-nga-sporti

Komento: