Tërmet në Chelsea, shumë lojtarë dalin kundër Lukakut

17:29 | 03 Janar 2022

Të paktën katër futbollistë të Chelseat kanë mbetur të pakënaqur me intervistën e fundit të sulmuesit Romelu Lukaku, në të cilën belgu ka pranuar se nuk ndihet mirë te ekipi londinez dhe se dëshiron që një ditë të kthehet te Interi.

Lojtarët si Jorginho, Cesar Azpilicueta, N’Golo Kante dhe Antonio Ruediger janë në mesin e lojtarëve që janë takuar me trajnerin Thomas Tuchel për të shprehur frustrimin e tyre me intervistën e Lukakut.

Madje, thuhet se ata e kanë përkrahur trajnerin Tuchel, i cili nuk e përfshiu belgun fare në ekip për ndeshjen kundër Liverpoolit.

Lukaku do të takohet me Tuchelin për të diskutuar situatën e tij dhe mbetet të shtihet nëse do të ftohet për ndeshjen gjysmëfinale kundër Tottenhamit në kuadër të Carabao Cup që luhet të mërkurën mbrëma në “Stamford Bridge”.

Komento: