Tërmet në Inter, Real Madrid ja rrëmben yllin e madh

11:27 | 22 Nëntor 2019

Inter pritet të mbetet pa njërin ndër mbrojtësit me të mirë në ekip.

Real Madrid shpreson që një ofertë prej 80 milionë euro të jetë e mjaftueshme për të nënshkruar me mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar.

Sipas ‘Don Balon’, mbrojtësi sllovak i Interit, po kërkohet nga Real Madrid, përcjell lajmi.

Agjenti i lojtarit, Mithat Halis, kohëve të fundit ka folur për këtë çështje, duke pranuar se lojtari mund t’i bashkohet Real Madridit, por ka cekur një çmim prej 100 milionë euro.

Skriniar këtë sezon për Interin është paraqitur në 16 ndeshje në të gjitha garat.

24 vjeçari Skriniar, te Inter është transferuar në vitin 2017 nga Sampdoria.

Komento: