Tërmet në Juventus, Ronaldo ka vendosur të largohet nga Juventusi

23:14 | 20 Nëntor 2019

Juventus ka marrë një lajm të keq nga lojtari portugez.

Cristiano Ronaldo ka vendosur ta braktisë Juventusin, për një kthim tronditës në Manchester United.

Duke folur në televizionin spanjoll La Sexta, panelisti Eduardo Inda tha se Ronaldo do ta lërë Juventusin, nëse klubi dështon ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, transmeton express.

Dhe thuhet se 34-vjeçari mund të kthehet te klubi ku bëri emër, Manchester United.

Për të ardhmen e Ronaldos nisen thashethemet pas problemeve të tij me trajnerin Maurizio Sarri, i cili e zëvendësoi portugezin në dy ndeshje radhazi.

Ish-ylli i Real Madridit nuk e priti mirë asnjërin prej dy vendimeve të trajnerit italian, duke e shfaqur haptazi zemërimin përse u zëvendësua.

Ronaldo iu bashkua Juventusit në verën e 2018-es për 100 milionë euro.

Komento: