“Tërmet” te Milan, ja ku po shitet Piatek

19:59 | 30 Nëntor 2019

Sezoni i Krzysztof Piatek në Milano këtë edicion nuk ka qenë ashtu siç pritej, prandaj rossonerët dëshirojnë ta shesin.

Pas një fillimi dominues në klubin ‘rossonero’ sezonin e kaluar, në këtë sezon polak është larg nga numrat e tij të zakonshëm, me vetëm 3 gola në 13 ndeshje,përcjell ORAinfo.

Kështu, dera e daljes do të ishte e hapur për sulmuesin polak, i cili do të interesonte Borussia Dortmund, sipas informacionit të Calciomercato.
Piatek do të përforconte sulmin e skuadrës gjermane, e cila ka Reus dhe Alcacer me probleme fizike./ORAinfo/

Komento: