“Tërmet” te Milan, ja ku po transferohet Piatek

17:00 | 25 Nëntor 2019

Pozita e Krzysztof Piatek në Milano nuk është e sigurtë, por Genova nuk do të jetë destinacioni i tij i radhës nëse ai largohet në janar.

Klubi ka refuzuar në mënyrë kategorike një rikthim në ekipin e tij të mëparshëm. Më poshtë janë arsyet,përcjell ORAinfo.

Krzysztof Piatek, është në errësirë totale. Besimi deri më tani ka qenë i pakushtëzuar, megjithatë nuk ka pasur një përgjigje.

Megjithë dështimet, deri më tani ai ka qenë i vetmi me kapitenin Alessio Romagnoli që ka 13 paraqitje. Një nga të paktët që ka pasur shanse, por koha tashmë po mbaron edhe për të. Durimi ka mbaruar.

Siç është raportuar nga La Gazzetta dello Sport në revistat e lajmeve sot, polaki tani është në rrezik të transferohet në Parma. /ORAinfo/

Komento: