Tërmeti shkatërrues në Shqipëri, futbollisti i Kosovës ofron strehim për një familje

18:28 | 27 Nëntor 2019

Po vazhdojnë ndihmat e kosovarëve për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Futbollisti i Kosovës ofron strehim për një familje të prekur nga tërmeti në Shqipëri

Futbolli i Kombëtares së Kosovës U21, Mirlind Daku, është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.

Shqipëria të martën në mëngjes është goditur nga një tërmet i madh, ku kanë humbur jetën 28 persona.

Nga ky tërmet, janë shkatërruar edhe një numër i madh i objekteve të banimit, dhe shumë persona janë duke qëndruar në të ftohtë, deri në gjetjen e një zgjidhje.

Futbollisti i Kosovës, Mirlind Daku, Daku, përmes një postimin në “Instagram”, ka njoftuar opinioni, se nëse dikush ka nevojë për strehim mund të kontaktojnë me të.

Komento: