Thaçi reagon pas shërimit të pacientit të parë nga koronavirusi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Thaçi reagon pas shërimit të pacientit të parë nga koronavirusi

21:54 | 26 Mars 2020

Hashim Thaçi ka reaguar pas shërimit të pacientit të parë nga koronavirusi.

Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i lumtur për shërimin e pacientit të parë nga koronavirusi në Kosovë.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, ai ka porositur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, duke thënë se me disiplinë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të kalohet kjo sfidë.

“I lumtur që edhe Kosova tashmë e ka të shëruarin e parë nga virusi COVID19. Me disiplinë, me kujdes dhe duke ndjekur rekomandimet e IKSHP-së & @WHO edhe këtë sfidë do e kalojmë! Mirënjohje të pakufishme për përkushtimin e personelit shëndetësor! #rriNshpi”, ka shkruar Thaçi.

Komento: