
Policia ka dhënë detaje mbi një therje me thikë që ka ndodhur në kryeqytet.
Një person i plagosur është gjetur sonte në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Lajmi.net raportoi lidhur me rastin, teksa u theksua se zyrtarët policorë intervenuan shpejtë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar rastin duke theksuar se zyrtarë policorë kanë hasur me një person të therur me thikë.
I njëjti është i moshës rreth 50 vjeç dhe ai tashmë është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sonte rreth ores 22:50, Policia në Prishtinë ka pranuar informatën lidhur me një person të therur me thikë në rr. Bill Klinton. Menjëherë njësitë policor kanë dalë në lokacion, dhe kanë hasur një person te shtrirë në rrugë i moshës rreth 50 vjeçare. Është njoftuar ndihma e shpejtë dhe personi është dërguar për trajtim mjekësor. Hetime policore janë duke u kryer lidhur me rastin për identifikimin e personave të involvuar dhe zbulimin e motiveve të këtij rasti”.