Thirrjet e publikut në kor Luizi, Luizi, reagon për herë të parë Butrint Imeri

09:23 | 20 Shkurt 2023

Publiku thërret në kor Luizi, Luizi, reagon për herë të parë Butrint Imeri.

Rrjeti social u tejmbush një ditë më parë me video nga koncerti i Butrinit Imerit.

Deri këtu jemi mirë. Por, e çuditshmja është se në ato video, dëgjoheshin dy zëra: ‘Luizi, Luizi’.

Video u shpërnda masivisht, madje u bë edhe lajm në disa portale showbizi në Shqipëri dhe Kosovë, duke u marrë si e vërtetë e jo një montim. Pas bujës së madhe ka reaguar vetë Butrinti.

Këngëtari ka ndarë në ‘instastory’ video dhe foto nga koncerti, e në mes të tyre ka publikuar një foto të zezë, në të cilën shkruan si në foton më poshtë.

Madje ai ka publikuar edhe video, si për të treguar se në sfond nuk përmendet Luizi.

Me këtë përgjigje, Butrinti konfirmon se në video nuk është thënë asgjë për Luizin. E gjitha ka qënë një modifikim i bërë (mbase nga fansat e Luizit dhe Kiarës, kjo e fundit, ish-partnerja e këngëtarit për rreth 2 vite).

Do thoni ju si u përfshi Butrinti me atë që po ndodh në ‘Big Brother’? Shpesh herë këngëtari është përmendur në shtëpi, nga Kiara e cila ka treguar histori, madje edhe nga vetë Luizi. Ky i fundit e ka thënë me zë të lartë se nëse brenda shtëpisë do futej një ish-partner i Kiarës, do e kishte shumë të vështirë.

Madje, Butrinti diti shumë mirë si ta përdorte për marketing. Natën e ditëlindjes së Kiarës, ai luajti me publikun, duke paralajmëruar se në mbrëmje do vinte diçka e madhe. Të gjithë menduan se ai do futej brenda shtëpisë e do këndonte, por nuk ndodhi ashtu.

Duke u bërë protagonist, dashur pa dashur, Butrinti tashmë do jetë mësuar me komente që lidhen me ish-partneren e tij dhe me Luizin.

Komento: