Tiani apo Zena, Tuna jep një fakt interesant për babain e tyre!

16:00 | 25 Shkurt 2023

Këngëtarja Tuna ka folur për ish-partnerin e saj, Patrisin, me të cilin ka dy fëmijë.

Ajo ka folur për partnerin e saj Patrisin pasi është pyetur nga vogëlushët e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” se dy djemtë e këngëtares i ngjajnë më shumë asaj apo babait të tyre.

Tuna: Tiani dhe Zeni janë në fakt një miks i imi edhe i Patrisit, do të thoja që ndoshta Tiani i ngjan më shumë babit të tij nga ana e shumë tipareve, edhe ndoshta fizikisht, nga shija, preferencat e tij edhe gjithçka dhe Zeni ndoshta është pak më rebel, më çapkën, më këmbëngulës si unë. Po fëmijët janë gjithmonë një miks i vërtetë.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha, janë komentuar gjatë në media marrëdhënien e tyre të ndërlikuar me ndarje e ribashkime të shumta. Ata janë përfolur për ndarje të mundshme, teksa janë bërë edhe prindër për herë të dytë.

Këngëtarja u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktuale nga Patrisi.

Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e ai lindi.

Komento: