
Kosova sot do ta ketë një ndeshje të madhe.
Duket sikur problemet me biletat nuk kanë të ndalur.
Shumë të interesuar për ndeshjen Kosovë-Angli, i kanë parapaguar biletat për ndeshjen e sontme por akoma nuk i kanë marrë biletat.
Ata janë mbledhur tek zyret e “Dardanëve”, dhe janë ende në pritje për t’i marrë ato.
Disa prej tifozëve deklarojnë se i kanë dhënë nga 20 euro një muaj më herët, por deri në këtë kohë nuk janë pajisur me bileta.
Zyrtarët e “Dardanëve” që gjenden në zyre nuk kanë pranuar ta komentojnë rastin.
Ky nuk është problemi i vetëm me biletat.
Disa ditë më herët shumë të interesuar kishin mbetur pa bileta si pasojë e problemeve që kishte sistemi online kompanisë “Tiksapp”, duke lënë shumë të pakënaqur.