Tifozët e Arsenalit e humbin durimin, e ‘gozhdojnë’ sërish Mustafin

11:20 | 31 Tetor 2019

Tifozët e Arsenalit e ‘gozhdojnë’ sërish Mustafin.

Fitorja e Kupës së Ligës e Liverpoolit ndaj Arsenalit ishte për t’u parë shumë herë, por Shkodran Mustafi me siguri do të donte të harronte një ose dy momente, veçanërisht rolin e tij në golin e parë.

Ndërsa Alex Oxlade-Chamberlain depërtoi në krahun e djathtë, krosoi në zonë dhe pritej që Rhian Brewste ta fus topin në rrjetë, por ishte Mustafi që e bëri një gjë të tillë.

Në përpjekje për ta larguar topin, mbrojtësi shkaktoi tollovi në zonë, transmeton lajmi.net.

Sigurisht që tifozët e Liverpoolit e donin atë, por në fakt ishin tifozët e Arsenalit ata që kritikuan më së shumti Mustafin në rrjetet sociale.

”Mirësevini prapë Mustafi”, shkroi një tifoz.

Mustafi nuk është paraqitur për Arsenalin këtë sezon në Premierligë, dhe ka bërë vetëm një paraqitje në Kupën e Ligës kundër Nottingham Forest.

Komento: