Tifozët e Manchester Unitedit të zhgënjyer nga Sanchezi

16:30 | 09 Shtator 2019

Tifozët e skuadrës së Manchester Unitedit janë zhgënjyer nga Sanchezi.

Alexis Sanchez tashmë ka vendosur që të bëjë një transferim të perhershëm te Interi dhe nuk dëshiron të kthehet te Manchester United, sipas raportimeve.

Sanchez së fundmi iu bashkua Interit si huazim pas 18 muajsh dështim në Old Trafford, megjithëse trajneri i United Ole Gunnar Solskjaer thotë se ai ka një të ardhme në klub.

30-vjeçari ka akoma dy vjet në kontratën që ai nënshkroi pas transferimit te United në janar 2018 por Corriere dello Sport raporton se ai është i prirur të mbetet në Inter përtej këtij sezoni.

Sidoqoftë, ai vendim nuk mund të jetë në duart Sanchez, pasi marrëveshja e huazimit të Interit nuk përfshin një mundësi për ta blerë anësorin.

Klubi i Serie A gjithashtu do të paguajë 300 mijë funte pagën javorë të kilianit, nga 400 mijë sa merr gjithsej.

Interi mbetet i hapur për të nënshkruar me Sanchez në një marrëveshje të përhershme verën e ardhshme, por nuk janë të gatshëm t’i paguajnë atij më shumë se 150 mijë funte në javë, që do të thotë se ai duhet të pranojë ulje prej 250 mijë funteve.

Komento: