Tifozët e Milanit me mesazh prekës për Kobe Bryant

23:14 | 28 Janar 2020

Milani dhe tifozët e tij e kanë nderuar legjendën e basketbollit, Kobe Bryant.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Milan ka nderuar legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik me helikopter ditën e diel.

Bryant me vajzën e tij 13 vjeçare dhe shtatë persona të tjerë, gjetën vdekjen kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas me një kodër, në një mot aspak të përshtatshëm nga mjegulla e dendur.

Milan para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Torinos në ‘San Siro’, kishte vendosur një buçet me lule dhe një top basketbolli në cepin e fushës.

Ndërsa pak momente para fillimit të ndeshjes, para tifozëve u lëshua një video në ekrakin gjigant, që shfaqte Bryant.

Ishin pastaj tifozët që gjithashtu kishin përgatitur disa mesazhe për legjendën e basketbollit.

“Prehu në paqe Kobe dhe Gianna. Përgjithmonë së bashku”, shkruhej në mesazhin e tifozëve të Milanit.

Komento: