Tirana mposhtet nga Zvezda dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

22:15 | 25 Gusht 2020

Nuk mjafton loja e bukur, Tirana mposhtet nga Zvezda dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve.

Tirana është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Crvena Zvezda në kuadër të rrethit të dytë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve

Kampionia e Shqipërisë tregoi një lojë mjaft të mirë me raste të shumta shënimi, por serbët shfrytëzuan mirë një rast që iu mjaftoi për ta shënuar golin e fitores, shkruan Reporteri.

Tomane në minutën e 62-të shënoi me kokë për t’ia dhuruar Zvezdës fitoren në këtë përballje.

Tirana u mundua ta barazonte rezultatin, por pa sukses me Kobinën që kishte rastin më të mirë, goditja e të cilit përfundoi mbi portë.

Kështu, tani Tirana eliminohet nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve dhe do të luajë në kualifikueset e Europa Ligës.

Komento: