Tonali në Milan? Rosonerët i bëjnë ofertë konkrete Brescia-s

12:18 | 26 Gusht 2020

Milan rikthehet te Tonali, i bën ofertë konkrete Brescia-s.

Pritet një derbi i merkatos për Sandro Tonali.

Përveç interesit të Interit tashmë të vjetër – nënvizon Sky Sport – në ditët e fundit edhe Milani kanë lëvizur konkretisht për mesfushorin e klasit 2000 të Brescia.

Kuqezinjtë kishin kontakte me Cellino dhe gjithashtu paraqitën një propozim zyrtar për një huazm të konsiderueshëm.

Ende nuk është gjetur një marrëveshje, as në shifra dhe as në formulë, në momentin që Milani propozon një të drejtë blerje dhe jo detyrim, ashtu si Brescia

Por lajmi është se interesi i klubit kuqezi është konkret.

Klubi tashmë ka lëvizur zyrtarisht për të kuptuar realizueshmërinë e operacionit.

Komento: