Topi i Artë: Në këtë pozitë gjendet Hazard

19:10 | 02 Dhjetor 2019

Mësohet në cilën pozitë qëndrojnë Sterling, Hazard dhe Aguero e De Bruyne.

Rezultatet e Topit të Artë për vitin 2019 kanë qenë edhe befasuese.

Alisson Becker, Ryiad Mahrez dhe emra të tjerë kanë kapur top 10-ën, duke qenë befasi të këndshme, por ka pasur edhe nga lojtarët që kanë pësuar rënie në klasifikim.

Ylli i Real Madrid, Eden Hazard, është renditur në pozitën e13-të, duke qëndruar pesë pozita më keq sesa vitin e kaluar, shkruan lajmi.

Edhe belgu tjetër që luan me Manchester City, Kevin de Bruyne, ka rënë për pesë pozita, duke mbajtur tashmë vendin e 14-të.

Aguero qëndron njësoj sikur vitin e kaluar, në pozitën e 16-të, kurse rekordi më i mirë i tij është pozita e 13-të.

Kurse, lojtari me rritjen gati më të madhe ishte Raheem Sterling, i cili vitin e kaluar nuk ishte fare i nominuar, kurse këtë vit morri pozitën e 12-të.

Mbetet të shihet se kush do të jetë numri 1 për vitin 2019. Messi e Van Dijk janë favoritët.

Komento: