Tragjedi e madhe: Vdes sportisti i njohur shqiptar

16:47 | 08 Shtator 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot.

Tragjedi në Maratonën Kombëtare të Notit që po zhvillohet në Sarandë.

Mësohet se ka humbur jetën sapo ka dalë nga deti lezhjani 72-vjeçar Mark Ademi, i cili kishte arritur ta përfundonte garën e 500 metrave.

Garuesi në moshë është ndier keq dhe pavarësisht ndihmës së dhënë (në vend ka mbërritur ambulanca dhe e ka transportuar në spital), ka ndërruar jetë në spital.

Maratona Kombëtare e Notit është një garë e hapur ku marrin pjesë notarë të moshave të ndryshme, nga 10 deri 80 vjeç.

Komento: