Trajneri i Liverpoolit flet për Bayern Munichun, thotë se e fitoi Ligën e Kampionëve me fat

10:45 | 25 Gusht 2020

Klopp ka thënë se Bayern Munich e ka fituar Ligën e Kampionëve me fat.

Jurgen Klopp ka analizuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Jurgen Klopp ka thënë se Bayern Munich ishte me fat që fitoi Ligën e Kampionëve.

Skuadra e trajnerit Hansi Flick mposhti Paris Saint-Germain në finalen e Lisbonës për fitoren e 21-të të njëpasnjëshme në të gjitha garat.

Menaxheri i Liverpoolit, Klopp beson se skuadra e Bayernit ka përfituar nga orari i Bundesligës.

“Të dyja skuadrat finaliste kishin top skuadra në dispozicion. Por, Bayern e deshi më shumë, edhe pse edhe PSG e deshi shumë. PSG e kërkonte shumë, kjo shihej”, tha Klopp.

“Bayern ishte me fat, por nuk ju duhej shumë. Për këtë arsye e merituan fitoren. Do të ishte e mirë nëse zhvilloni ndeshjen më të mirë të sezonit në një finale por është shumë pak e mundshme të ndodh”, theksoi ai.

Komento: