Trajneri i Malit të Zi ‘kërcënon’ Kosovën, thotë se nëse ndodh kjo do të fitojnë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Trajneri i Malit të Zi ‘kërcënon’ Kosovën, thotë se nëse ndodh kjo do të fitojnë

14:59 | 10 Tetor 2019

Kosova dhe Mali i zi do të luajnë të hënën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në kuadër të kualifikuese ‘Euro 2020’.

Malazezët synojnë të nxjerrin pikë në duelin e 14 tetorit me “Dardanët” në Prishtinë. Ata janë në kërkim të fitores së parë në fazën kualifikuese të Euro 2020

Mali i Zi nuk e ka shijuar ende fitoren në fazën kualifikuese të Euro 2020, shkruan Gazeta Express.

Malazezët i kanë grumbulluar vetëm dy pikë në 5 ndeshje, por ata e synojnë fitoren e parë në duelet e tetorit, ndaj Bullgarisë dhe Kosovës.

Trajneri Faruk Hadzibegic po mundohet t’i motivojë lojtarët e tij para duelit të 14 tetorit ndaj “Dardanëve”.

Mali i Zi do të kërkojë pikë në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Vetëm rezultatet pozitive mund ta ndryshojnë situatën në kampin tonë. Jemi të vetëdijshëm se ku gjendemi, por atmosfera është mjaft e mirë. Thjeshtë mungon një fitore për ta bërë mjedisin tonë edhe më të mirë. Në momentin kur jemi të kompletuar, kur kemi atmosferë, ne jemi të vërtetit dhe asnjë rival nuk do të jetë favorit ndaj nesh”, është shprehur Hadzibegic në konferencë për shtyp sot.

Mali i Zi do të luajë nesër mbrëma me Bullgarinë në Podgoricë, kurse të hënën që vjen do ta vizitojë Kosovën në Prishtinë.

Për “Dardanët”, kjo ndeshje do të jetë mjaft e rëndësishme dhe për t’u fituar, në mënyrë që të mbeten në garë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!