Trajneri i PSG-së ‘thumbon’ keq Zidanen

22:13 | 25 Nëntor 2019

Trajneri i PSG-së e ka ‘thumbuar’ Zidanen.

Thomas Tuchel ka thumbuar trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane, lidhur me Kylian Mbappe.

Zidane ka dhënë komente pozitive për Mbappe, duke shprehur gjithë dashurinë e tij për të, duke nxitur kështu shumë zëra.

Këtyre komenteve u është përgjigjur me buzëqeshje Thomas Tuchel, trajneri i PSG, i cili ka thënë se njerëzit pëlqejnë atë që nuk mund të kenë.

“Nuk e di sa në dashuri është Zidane me Mbappe, por ne vërtetë i duam lojtarët tonë” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.

“Gjëja më e rëndësishme është se ai është lojtari jonë. Ne jemi të lumtur që e kemi atë. Kur nuk mund të kesh gjërat që do, atëherë i do edhe më shumë” ka shtuar gjermani.

PSG dhe Real Madrid do të vihen përballë njëra tjetrës këtë mesjavë, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Komento: