Trajneri i Zvicrës flet për Xhakën e Shaqirin, në prag të ndeshjes me Kosovën

22:06 | 18 Mars 2022

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, pasi zbuloi listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet miqësore të marsit, ka folur edhe rreth Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

“Helvetikët” më 26 mars do të luajnë me Anglinë në “Wembley”, teksa pas tre ditëve do ta presin Kosovën, transmeton Express.

“Ne nuk bëjmë asnjë eksperiment. Nëse të gjithë janë në formë, ne kemi një situatë komode”, tha Yakin, i cili pastaj foli edhe për rikthimin e Granit Xhakës.

“Më vjen mirë që është kthyer. Një Granit në gjendje të mirë është shumë i vlefshëm për ekipin”, shtoi përzgjedhësi i Zvicrës.

Mes tjerash, Murat Yakin ka konfirmuar se shiriti i kapitenit do të bartet sërish nga Granit Xhaka.

“Ne do t’i drejtohemi pyetjes së kapitenit përsëri në detaje”, tha ai. Pastaj, Yakin e bëri të qartë: “Nuk do të bëjmë ndonjë ndryshim të madh”. Kjo nënkupton se shiriti i kapitenit do të kalojë nga Shaqiri te Xhaka.

“Shaqiri kishte ndeshjet e tij si kapiten, mori përgjegjësinë. Por, nuk është e rëndësishme që ai të mbajë shiritn në krah, e rëndësishme është që të gjithë të marrin përgjegjësinë”, deklaroi Yakin.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, pasi zbuloi listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet miqësore të marsit, ka folur edhe rreth Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

“Helvetikët” më 26 mars do të luajnë me Anglinë në “Wembley”, teksa pas tre ditëve do ta presin Kosovën, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk bëjmë asnjë eksperiment. Nëse të gjithë janë në formë, ne kemi një situatë komode”, tha Yakin, i cili pastaj foli edhe për rikthimin e Granit Xhakës.

“Më vjen mirë që është kthyer. Një Granit në gjendje të mirë është shumë i vlefshëm për ekipin”, shtoi përzgjedhësi i Zvicrës.

Mes tjerash, Murat Yakin ka konfirmuar se shiriti i kapitenit do të bartet sërish nga Granit Xhaka.

“Ne do t’i drejtohemi pyetjes së kapitenit përsëri në detaje”, tha ai. Pastaj, Yakin e bëri të qartë: “Nuk do të bëjmë ndonjë ndryshim të madh”. Kjo nënkupton se shiriti i kapitenit do të kalojë nga Shaqiri te Xhaka.

“Shaqiri kishte ndeshjet e tij si kapiten, mori përgjegjësinë dhe e dorëzoi. Por, nuk është e rëndësishme që ai të mbajë shiritn në krah, e rëndësishme është që të gjithë të marrin përgjegjësinë”, deklaroi Yakin.

Tutje, 47-vjeçari foli edhe për Xherdan Shaqirin dhe transferimin e tij në Amerikë, te Chicago Fire.

“Unë e shoh shumë pozitivisht transferimin e tij. Mund të shihni te Chicago në lojërat e para që ai me kënaqësi mori detyrën atje”.

Ndryshe, përveç Granit Xhakës, te Zvicra janë rikthyer edhe Breel Embolo, Steven Zuber e Nico Elvedi.

Në fakt, Elvedi aktualisht ndodhet në izolim shkaku i koronavirusit. Nëse testi rezulton negativ në fillim të javës së ardhshme, mbrojtësi i Borussia Monchengladbach do të udhëtojë në Marbella të martën. /Gazeta Express/

“Shaqiri kishte ndeshjet e tij si kapiten, mori përgjegjësinë. Por, nuk është e rëndësishme që ai të mbajë shiritn në krah, e rëndësishme është që të gjithë të marrin përgjegjësinë”, deklaroi Yakin.

Ndryshe, përveç Granit Xhakës, te Zvicra janë rikthyer edhe Breel Embolo, Steven Zuber e Nico Elvedi.

Në fakt, Elvedi aktualisht ndodhet në izolim shkaku i koronavirusit. Nëse testi rezulton negativ në fillim të javës së ardhshme, mbrojtësi i Borussia Monchengladbach do të udhëtojë në Marbella të martën.

Komento: