
Ka mbetur edhe një ditë deri të përfunimi i afatit të transferimeve të janarit.
Juventusi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit Mauro Icardi.
Sipas “Tuttosportit”, klubi italian po synon ta transferojë sulmuesin gjatë verës.
Icardi aktualisht është i huazuar te Paris Saint-Germain, me të cilin ekip po shkëlqen në sezonin e tij të parë.

Juventusi thuhet se do të provojë sërish të nisë bisedimet me Interin, për transferimin e argjentinasit.
Icardi këtë sezon me parisienët në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe katër asistime.