Transferi më i ri i Milanit e pranon: Nuk e kam kuptuar asgjë trajnerin Pioli

16:48 | 04 Shkurt 2020

Lojtari i ri i Milanit, Alexis Saelemaekers ka pranuar se nuk e di se në cilin pozicion do të luante te Milani në ndeshjen debutuese kundër Veronas.

Belgjikiani erdhi nga Anderlecht në ditën e fundit të afatit dhe u prezantua gjatë barazimit 1-1 kundër Veronas këtë fundjavë.

Por 20-vjeçari ka zbuluar se ai kishte probleme në kuptimin e udhëzimeve që i ishin dhënë nga trajneri Stefano Pioli.

Fillimisht, isha pak e tensionuar. Sidomos kur trajneri më dha të gjitha udhëzimet në italisht dhe unë nuk i kuptoja ato.

“Për të qenë i sinqertë, nuk dija as ku duhej të luaja. Pastaj pashë kush doli”, pohoi ai, përcjell ORAinfo.

“E kuptova që do të luaja si një sulmues i plotë”, tha ai

Pas minutave të tij të para në fanellën e kuqezinjve, Saelemaekers tani është i vendosur të pretendojë një vend në formacionin startues për klubin e tij të ri, përpara se të shtonte se sulmuesi i Interit që është njëherësh bashkëvendësi i tij Romelu Lukaku e ka ndihmuar atë të vendoset në qytet.

“Qëllimi im është të jem i përfshirë në formacionin fillestar sa më shpejt të jetë e mundur”. shtoi ai.
“Romelu Lukaku tanimë më ka kontaktuar mua për të më thënë që do të takohemi. Ai dëshiron të më tregojë vendet më të mira në qytet”, tha lojtari. /ORAinfo/

Komento: