Transferimet e janarit, Conte jep lajmin e mirë për tifozët e Tottenham

20:06 | 21 Janar 2022

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka bërë të ditur se është në bisedime me drejtuesit e klubit për të sjellë përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Italiani ka bërë të ditur se është në kontakte të vazhdueshme me krerët e klubit.

“Sinqerisht, unë preferoj të flas për këtë temë gjithmonë me klubin. Sigurisht, kam bërë vlerësime për skuadrën, por kam folur me klubin dhe shpresoj se klubi do të më dëgjojë”, deklaroi Conte.

Këtë sezon, Tottenhami në Premier League është në pozitën e pestë me 36 pikë pas 19 ndeshjeve.

Komento: