Transferimi i Can në Dortmund, del një problem i madh

20:03 | 30 Janar 2020

Juventus vazhdon të presë një ofertë nga Borussia Dortmund për Emre Can. Edhe pse dritarja e transferimit mbyllet të premten në mbrëmje, ekipi gjerman ende nuk ka bërë një ofert konkrete për mesfushorin e njohur.

Për më tepër, ekziston distanca midis dy palëve në lidhje me tarifën e transferimit, përcjell ORAinfo.

‘Zonja e Vjetër’ duan jo më pak se 30 milionë euro për të liruar largimin e Emre Can, ndërsa Dortmund po ofrojnë vetëm 22 milionë euro. Me fjalë të tjera, është larg marrëveshja.

Gjatë një konference për shtyp sot, drejtori sportiv i Dortmund e konfirmoi se ata janë të interesuar për Emre Can.

“Nuk është sekret që ne po mendojmë për Emre Can, edhe pse ende nuk kemi marrë ndonjë vendim”, deklaroi ai.

Mbetet për tu parë nëse Dortmund do të ngrejë ofertën e tyre, apo nëse Juve do të ulë kërkesat e tyre. /ORAinfo/

Komento: