“Trashëgimi serbe”, “Një nga monumentet më interesante të Kosovës”- Kalaja e Artanës përplas ambasadën gjermane dhe komentuesit serbë

17:38 | 12 Mars 2025
“trashegimi-serbe”,-“nje-nga-monumentet-me-interesante-te-kosoves”-kalaja-e-artanes-perplas-ambasaden-gjermane-dhe-komentuesit-serbe

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në profilin e saj në Facebook ka postuar një fotografi në kopertinë ku shihet kalaja e Artanës (Novobërdës).

Një person ka komentuar “kështjellë e bukur e trashëgimisë serbe në Kosovë”.

Ambasada i është përgjigjur duke thënë: “Ndonëse është e vërtetë se kalaja në Novobërdë është ndërtuar gjatë sundimit të Stefan Uroš II Milutin, mbretit të Serbisë, dhe gjatë kohës së Despotatit të Serbisë, ajo tani është një pjesë e trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës. Ky vend qëndron si një dëshmi e historisë komplekse dhe magjepsëse të rajonit, duke e bërë atë një nga monumentet historike më interesante të Kosovës sot”.

Komentuesit serbë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë vazhduar duke komentuar se nuk ka kulturë të Kosovës.

Komento: