Tre persona të lënduar në një aksident trafiku

19:58 | 07 Tetor 2020

Janë lënduar tre persona në një aksident trafiku.

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Mazgit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mazgit. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”, ka thënë Krasniqi.

Komento: