Tre skuadra i vihen pas ylli të Milanit

13:28 | 25 Nëntor 2019

Aventura e Fabio Borini në AC Milan mund të përfundojë në janar.

Sipas Gazzetta Dello Sport, kontrata e anësorit do të skadojë gjatë verës dhe ai nuk është në planet e Stefano Pioli. Prandaj, një lëvizje gjatë dimrit duket e mundshme,përcjell ORAinfo.

Në Serinë A, Genova dhe Torino janë shumë të interesuar për lojtarin. Sidoqoftë, duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe mundësive të huaja, pasi skuadra e Premier League, Crystal Palace po e përcjell situatën .

28-vjeçari tashmë ka luajtur për Chelsea, Liverpool, Swansea dhe Sunderland në Angli./ORAinfo/

Komento: