Trembëdhjetë fëmijë janë braktisur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

20:09 | 17 Gusht 2019

Trembëdhjetë fëmijë janë braktisur nga prindërit vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019

Gjumin e bëjnë në ambientet e SOS Fshatrave të fëmijëve.

Këto foshnje por edhe të tjerë më të rritur po presin që ndonjë familje e re t`i hapë dyert për ta.

Këta fëmijë në rrethana të ndryshme u braktisën nga prindërit e tyre.

E numri i tyre deri në gjysmën e vitit 2019 arriti në 13.

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se këtë vit ka rritje të fëmijëve që humbasin kujdesin prindor.

“Nëse i referohemi të njëjtës periudhë të raportimit, gjatë vitit 2018 , në bazë të raportit për periudhën e gjashtëmujorit të I-rë janë evidentuar 13 fëmijë të braktisur në gjashtëmujorin e I-rë, ndërkaq, gjatë vitit 2017, janë raportuar 14 fëmijë të braktisur në gjashtëmujorin e I-rë. Gjatë viti 2019 rezulton që numri i fëmijëve të braktisur është në rritje. Gjithsesi, për një konstatim të tillë, duhet të presim përmbylljen e vitit 2019”.

E në SOS fshatrat e fëmijëve thonë se kapaciteti i tyre për pranim të fëmijëve është zvogëluar këtë vit, raporton T7.

Në këtë fshat janë nëntë shtëpi që strehojnë fëmijët.

Në anën tjetër, një vend ku shihen fëmijë të moshave të ndryshme, janë edhe rrugët kryesore të kryeqytetit kosovar.

Ndërkohë, sipas legjislacionit për mbrojtjen e fëmijëve të braktisur, këta të fundit së pari strehohen në qendra sociale për të vazhduar në SOS Fshatrat pastaj për ta hapen edhe procedurat për adaptim.

Kujtojmë që para dy ditëve një nënë la tre fëmijët e saj para oborrit të Policisë së Kosovës.

Komento: