Tri klube nisin luftën për yllin e Milanit

12:20 | 25 Nëntor 2019

Aventura e Fabio Borini në AC Milan mund të përfundojë në janar.

Sipas Gazzetta Dello Sport, kontrata e anësorit do të skadojë gjatë verës dhe ai nuk është në planet e Stefano Pioli.

Prandaj, një lëvizje gjatë dimrit duket e mundshme, përcjell ORAinfo.

Në Serine A, Genoa dhe Torino janë shumë të interesuar për lojtarin. Sidoqoftë, duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe mundësive të huaja, pasi skuadra e Premier League, Crystal Palace po e kërkon gjithashtu lojtarin.

28-vjeçari tashmë ka luajtur për Chelsea, Liverpool, Sëansea dhe Sunderland në Angli. Mbetet të shihet se cilin klub do ta zgjedh ai. /ORAinfo/

Komento: