Tribunali po formohet, Veseli ua dorëzon deputetëve propozimin për Komisionin Shtetëror – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Tribunali po formohet, Veseli ua dorëzon deputetëve propozimin për Komisionin Shtetëror

17:56 | 15 Maj 2019

Nis formimi i Tribunalit, Kadri Veseli ua dorëzon deputetëve propozimin për Komisionin Shtetëror.

Themelimi i Komisionit Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë është pika e rendit të ditës për seancën e nesërme.

Themelimi i Komisionit është një nga hapat e parë të iniciativës së Veselit për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Ky është propozimi i kryeparlamentarit, Kaderi Veseli i cili ua ka dorëzuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës propozimin e tij se si do të duket ky komision, detyrat, dhe hapat e mëtutjeshëm.

Veseli ka paralajmëruar edhe ndërtimin e një Muzeu të Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit si dhe Shpalljen e Ditës së Gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!